Solskjaer: Fitore e rëndësishme, ai po përmirësohet dita-ditës

Futboll

Solskjaer: Fitore e rëndësishme, ai po përmirësohet dita-ditës

Më: 2 janar 2021 Në ora: 13:21
Solskjaer: Fitore e rëndësishme, ai po përmirësohet dita-ditës

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka mbetur i kënaqur nga fitorja që skuadra e tij arriti ndaj Aston Villa (2-1), në sfidën e parë të këtij viti për “Djajtë”. Fitorja ka ngjitur ekipin e Manchester United në krye të renditjes së Premier League.

“Janë pikë të rëndësishme, që na mbajnë në krye të renditjes.

ëse do të kishim pësuar gol në fund dhe ndeshja do të ishte barazuar do të kishim humbur 2 pikë. Nuk më pëlqyen 10 minutat e fundit, pasi u dhamë shumë mundësi rivalëve të krijojnë raste shënimi para portë tonë”, tha Solskjaer.

“Edhe ne krijuam shumë raste për shënim ndaj një ekipi që është përmirësuar ndjeshëm këtë sezon. Kemi disa lojtarë që mund të realizojnë gol dhe kjo është pozitive. Martial?

Duhet të luajë gjithnjë kështu, të jetë më afër portës dhe të dialogojë me skuadrën. Po përmirësohet dita-ditës”, tha Solskjaer.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat