I ka të gjitha predispozitat që të bëhet një futbollist i madh në të ardhmen. Ai është vogëlushi Romani, djali i legjendës së futbollit Kujtim Shala!
Romani është ndër talentet e futbollit në Gjermani dhe sipas ecurisë, do të jetë një i yll të ardhmes, që besa mund t’ia kalojë edhe babait të tij.
Kujtim Shala, problematiku i kohërave të viteve të 80-ta!
Kujtim Shala
Kur shkoi në Dinamo të Zagrebit, periudha 1989-1991, u shndërrua si simbol i klubit dhe i tifozëve më të çmendur në ish Jugosllavi, Bad Boys Blue (BBB).
Në vitet e 90-ta, kokëfortësia e Shalës ndezi tërë stadiumin e “Çairit” në Nish.
Shala ngriti dy gishta lart, serbët si të hallakatur, stadiumi gati shpërtheu nga revolta. Shala si Shala nuk e çau kokën por e kreu punën e tij.
Ai sot ka dy djem, Andisi, djali i madh është sulmues dhe luan për ekipin e Chemnitzer, ndërsa vogëlushi Romani stërvitet dhe ka ambicie të mëdha.