Ish-futbollisti i njohur i Barcelonës në koma pas operacionit!
Trajneri dhe ish-futbollisti spanjoll, Eusebio Sakristan ndodhet në koma pasi ra nga shkallët në baneën e tij. Mediat e huaja raportojnë se 56-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën pas përplasjes së frikshmë që pësoi.
Edhe pse dje Spitali i Valadolit raportoi se gjendja e tij paraqitej e balancuar pas operacionit, sot Sakristan pësoi një ndryshim ekstrem të shëndetit të tij dhe tani e gjithë Spanja lutet që ai të shpëtojë.
Sakristian ishte pjesë e skuadrës së Barcelonës në fillim të viteve ’90-të që dominoi Spanjën dhe fitoi Ligën e Kampioneve në 1992.
Ai shërbeu dhe si asisteni i Frenk Rajkardit te Barcelona, ndërsa si trajner ka stërvitur Real Sociedadin, Valëadolidin dhe Gironan.