Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi është paraqitur në një konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme para ndeshjes me Genoan.
Në këtë konferencë, trajneri italian foli edhe për sulmuesin e tij, Vedat Muriqi.
Muriqi u transferua në vervn e kaluar nga Fenerbahçe te Lazio, aty ku ende nuk e ka gjetur golin e parë.
Përkundër mungesave, Inzaghi mendon se Muriqi do ta gjejë formën e tij së shpejti.
"Në vitet e fundit, kemi patur shumë futbollistë. Më kujtohet viti i parë i Luis Albertos dhe Edi Caicedos. Futbollistët e rinj vijnë nga kultura të ndryshme.
Muriqit i duhet qetësia, ka nevojë që t’i besohet. Jam i bindur që ai do të na japë një ndihmë të madhe dhe se do të marrë rezultatet që dëshiron”, deklaroi Inzaghi.