Jose Mourinho me Tottenhamin, e nisin fuqishëm Vitin e Ri, me fitore bindëse me rezultat 3:0 ndaj Leeds, në takimin e javës së 17-të të Premier League në futboll.
Futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski, shkakton penallti në minutën e 28-të, duke e penguar Bergwejin.
Harry Kane i pagabueshëm nga penalltia dhe 1:0 në minutën e 29-të.
Son Heung-Min (43') dhe Alderweireld (50') shënuan edhe golat tjerë për fitoren e thellë të spursave, me rezultat 3:0.
Alioski u paraqit deri në minutën e 64-të, por patën një ditë të keqe.
Tottenham është në vend të tretë me 29 pikë, ka katër me pak se lideri Liverpooli dhe se Manchester Utd, që zë vendin e dytë, ndërsa Leeds renditet i 11-ti me 23 sosh.