Menaxheri gjeneral i klubit të futbollit Vëllaznimi nga Gjakova, Besnik Gojani, është i revoltuar me televizionin publik RTK.
Ai tha se Shkëlzen Doli dhe Lorik Cana, janë vlerë kombëtare dhe nuk lejojnë që të nëpërkëmbën ata.
“RTK, ne jemi taksapaguesit për funksionimin tuaj si medium shtetëror publik dhe nuk e meritojmë dhe nuk lejojmë që të na nëpërkēmbën vlerat tona kombëtare nga askush, e aq më pak nga komentatori Ylber Asllanaj.
Ambasadoret e kulturës e të sportit, si Shkëlzen Doli e Lorik Cana janë imazhi pozitiv i shtetit të Kosovës dhe të Shqipërisë dhe si tillë i respekton i gjithë populli shqiptar!”, reagon Gojani në profilin e tij në facebook.
Lorik Cana
Doli është edhe pjesë e klubit me renome të futbollit Vëllaznimi apo siç thonë gjakovarët, është aleat i madh i klubit dhe i legjendës së futbollit, Lorik Cana.