Pas fitores ndaj Leeds me rezultat 3-0, Tottenham është ngritur në vendin e 3-të në Premierligë.
Harry Kane në këtë ndeshje kontribuoi në 2 gola duke shënuar njërin dhe duke asistuar për Son Heung-min.
Kështu, ai u bë lojtari më i shpejtë në Premierligë që arrin të shënoi 10 gola dhe të regjistroi 10 asistime, pas vetëm 16 ndeshjeve të luajtura.
Sezonin e kaluar, 27 vjeçari shënoi 18 gola në 29 paraqitje, ndërsa kishte vetëm, 2 asistime.
Son dhe Kane po tregojnë se janë një dyshe shumë e mirë dhe po vazhdojnë ta asistojnë njëri tjetrin pothuajse në çdo ndeshje.