Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka folur për të ardhmen e dy prej titullarëve të skuadrës së tij, të cilëve u skadon kontrata në fund të këtij sezoni.
Bëhet fjalë për kapitenin Sergio Ramos dhe fituesin e Topit të Artë, Luka Modriç.
“Rinovimet e tyre janë të rëndësishme.
Shpresoj që klubi të zgjidhë sa më shpejt këtë situatë, pasi është në interesin e të gjithëve që gjërat të qartësohen sa më shpejt”, tha Zidane.
Kjo deklaratë e Zidane erdhi pak orë para ndeshjes që skuadra “merengues” do të zhvillojë në La Liga ndaj Celta Vigo.