Ankaragucu ka fituar në ndeshjen mes shqiptarëve të luajtur sot në Superligën turke, raporton Olle.
Skuadra ku luajnë Idriz Voca dhe Endri Çekiçi dominoi nga fillimi deri në fund, dhe mbajti në shtëpi tre pikë të arta në luftën për mbijetesë.
Idriz Voca luajti përgjatë 90 minutave, Endri Çekiçi u paraqit për 86 minuta ndërsa Jetmir Topalli u fut nga stoli tek Yeni Malatyaspor dhe luajti 45 minuta.
Topalli nuk arriti të ndryshojë rrjedhën e takimit, dhe nga SofaScore u vlerësua me notën 6.4
Voca dhe Çekiçi në anën tjetër u vlerësuan me 6,7.