Nuk ka pushim për skuadrat e elitës së futbollit të Kosovës. Në javën e ardhshme edhe Drenica nga Skenderaj, i fillon përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit.
“Të mërkurën me 6 janar, ekipi do të grumbullohet për herë të parë sivjet për të nisur përgatitjet për stinorin pranveror, pas pushimit dy javor të skuadrës.
Në grumbullimin e parë do të marrin pjesë, lojtarët të cilët do të jenë pjesë e skuadrës për stinorin e ri.
Stërvitja do të nis nga ora 14:00, në stadiumin 'Bajram Aliu' në Skenderaj.
Drejtuesit e klubit janë duke punuar maksimalisht që të sjellin risi në ekip për stinorin e ri, dhe shumë shpejt do kemi lajme të reja në lidhje me transferimet”, njofton FC Drenica.