Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi është inkuadruar krejt në fund të takimit ndërmjet Hoffenheimit dhe Freiburgut.
Freiburgu triumfoi në udhëtim te Hoffenheimi me shifrat 1:3, në kuadër të javës së 14-të në Bundesliga.
Amir Abrashi u inkuadrua në minutën e 85-të të ndeshjes, pasi e zëvendësoi golashënuesin e parë të përballjes, Santamarian.
Freiburgu me Amir Abrashin ndodhen në vendin e nëntë me 20 pikë të grumbulluara.