U mbyll pa fitues derbi i andaluzian mes Real Betis dhe Sevillas. Në “Benito Villamarin” u luajt një ndeshje vërtet e zjarrtë dhe me raste të shumta, por në fund asnjëra prej 2 skuadrave nuk mori maksimumin e pikëve.
Pas një pjese të parë që prodhoi raste, por jo gola, rezultati u zhbllokua në fillimin e fraksionit të dytë nga Suso, që shënoi një gol të bukur duke i dhënë epërsinë Sevillas. Por festa e skuadrës së Julen Lopeteguit zgjati vetëm 5 minuta pasi Betis fitoi një penallti të cilën e kthehu në gol Sergio Canales.
Skuadra e kilianit Pellegrini mund ta kishte fituar sfidën pasi fitoi një tjetër 11-metërsh, por francezi Fekir e gaboi në minutën e 71-të.
Me pikën e marrë Sevilla u ngjit në kuotën e 27 të tillave, duke zbritur në vendin e 5-të, ndërsa Betis me 20 pikë renditet në vendin e 9-të pas 17 ndeshjesh.
U rikthye te fitorja edhe Villareali, që falë suksesit 2-1 në shtëpi ndaj Levantes, kapi zonën Champions, duke u ngjitur në vendin e 4-t.