Më shumë mundësi Lionel Messi do të largohet nga Barcelona kur do t’i skadon kontrata e tij më 30 qershor, e cila gjë ka alarmuar disa klube për shërbimet e tij, por që me gjasë ai do të kalojë në Paris Saint-Germain ose Manchester City
Në këtë shkrim është fokusuar vetëm klubi që është më afër tij e që është PSG pasi që 33 vjeçari dëshiron të ribashkohet me Neymar, ish anëtarin e Blaugranës me të cilin kishte bërë treshen MSN.
Pas emërimit të Pochettinos pritet që të merren vendime interesante për Parc des Princes. Angel Di Maria, Juan Bernat dhe Julian Draxler të gjithëve do t’i skadojnë kontratat më 30 qereshor, që do të thotë se Messi mund të flet me këtë klub që nga 1 janari, derisa kontratat e Kylian Mbappes pritet të skadojnë në vitin 2022. Edhe të huazuarit si Alessandro Florenzi, Danilo Pereira dhe Moise Kean pritet të largohen në qershor.
Largimet e Di Marias dhe Draxler pritet që ta lirojnë klubin nga pagat e mëdha në mënyrë që ata ta financojnë një pjesë të pagës së Messi, derisa rinovimet me Bernat, Neymar dhe Mbappe po ashtu do të jenë prioritet. Po ashtu ka një situatë me Mauro Icardi, për të cilin thuhet se ka marrëdhënie tepër të këqija me Messi në të kaluarën dhe i cili ka dështuar që të tregojë vetën në PSG. Edhe ai mund të largohet.
Kështu që, si do të rreshtohet Messi në PSG. Pritet që Pochettino të luajë me formacionin 4-2-3-1, një sistem që e ka përdorur në Tottenham Hotspur. Kështu që këtu do të përfshimë në formacion Bernat, Neymar dhe Mbappe derisa do ta humbim Di Maria dhe Draxler.
Në formacionin e parë do të rreshtoheshin Messi, Mbappe dhe Neymar si sulmues, me Ander Herrera që do të ishte në mesfushë. Leandro Paredes dhe Marco Verratti do të ishin me në thellësi të mesfushës kurse Calin Dagba do ta zëvendësonte Florenzin. Ky sistem do të bënte që tre mesfushorët ti japin liri Messit dhe Neymarit për të krijuar më shumë para por jo edhe pas, me Mbappe që do të përfitonte më se shumti nga shansat e krijuara.
Në formacionin e dytë, supozohet që PSG do ta mbante Icardin e ku do ta kishte një katërshe të fortë sulmuese. Katërshja e mbrojtëse do të ishte e njëjtë, por Idrissa Gueya do të ishte mesfushor defansiv në mënyrë që ta baraspeshonte skuadrën. Messi do të ishte truri i të gjitha operacioneve këtu, duke shfrytëzuar shpejtësinë e Neymar dhe Mbappe në krah e ku do të pasonin të Icardi që njihet për natyrën klinike të tij.
Në formacionin e tretë që është shumë i ngjashëm më të dytin, kemi Pablo Sarabian që është në vend të Icardit dhe Mbappen që është në rolin e sulmuesit qendror. Ander Herrera është në vend të Gueyes gjithashtu. Paraqitja e dy spanjollëve do të sillte më shumë energji në lojën e PSG pasi që si Sarabia ashtu edhe Herrera janë të njohur për punën e tyre të palodhshme. Kjo do t’i jepte edhe më shumë liri Messi dhe Neymar që do të krijonin shumë mundësi për shënim për shokët e tyre të skuadrës.