Senad Alirifa konfirmon largimin si trajner nga klubi i futbollit Malisheva.
“Faleminderit Malishevë!
Pas një takimi me drejtorin e klubit, arritëm të përfundojmë bashkëpunimin 3-vjeçar me FC Malishevën.
Ishin 3 vite të lavdishme me shumë suksese duke filluar nga ngritja në ligën e parë, pastaj ekip pretendent për Superligë, dhe tani po e lë në krye të klasifikimit ekipin me të cilin jam shumë krenar për këto rezultate që kemi arritur.
Gjithsesi për këto suksese dua të falënderoj përzemërsisht njerëzit që më kanë qëndruar pranë: Driton Morina, Kastriot Kafexholli, Kastriot Telaku, Skender Ulluri, Shkumbin Hoxhaj. U jam mirënjohës përherë për mbështetjen që më ofruan.
Klubit i uroj suksese në pjesën e mbetur me shpresë që të vazhdojnë të qëndrojnë aty ku e lamë.
Nga sot jam i lirë dhe i hapur për ofertat tjera!”, ka shkruar Alirifa në profilin e tij në facebook.
Malisheva përfundoi në vend të dytë me 26 pikë gjatë pjesës vjeshtore në Ligën e Parë të Kosovës, grupi A, sa ka edhe kampioni vjeshtor Dukagjini i Klinës.