Janë publikuar së fundmi edhe shifrat për sa i përket fanellave të futbollistëve, të cilat janë më të shitura në botë për vitin 2020.
Në vend të parë për numrin e shitjeve qëndron fanella e Lionel Messit me mbi 4.6 milionë fanella të shitura. Ndërkohë në mënyrë surprizë vendi i dytë mbahet nga futbollisti i Chelsea, Christian Pulisic.
Fanellat e tij që janë shitur mbi 3.5 milionë copë, ku ndikim të madh ka Amerika, e që tifozët atje e adhurojnë anësorin e bluve. Në vendin e tretë është Cristiano me mbi 2.5 milionë fanella të shitura, ndërkohë pas tij vijnë, Mbappe dhe Marcus Rashford:
LISTA:
Lionel Messi (4,857,496 fanella të shitura)
Christian Pulisic (3,682,115)
Cristiano Ronaldo (2,552,200)
Kylian Mbappe (2,352,108)
Marcus Rashford (670,381).