Reali arkëton tre pikë të vlefshme në luftë për titullin e kampionit.
Madrilenët si vendas shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Celta Vigos, në takimin e javës së 17-të të Kampionatit të Spanjës.
Lucas në minutën e 6-të dhe Asensio në atë të 53-tën, realizojnë për fitoren e madhe.
Reali merr kreun e tabelës me 36 pikë, por ka një pikë dhe tri ndeshje më shumë se rivali i qytetit, Atletico, që zë pozitën e dytë.
Celta Vigo mban pozitën e tetë me 23 pikë të mbledhura.
Aspas i Celta Vigos dhe Moreno i Villarealit, prijnë në listën e shënuesve me nga 9 gola, një më shumë se Benzema i Realit dhe se Suarez i Atleticos.