Sulmuesi i talentuar Amad Diallo, ka marrë pasaportën dhe lejen e qëndrimit në Britani të Madhe dhe do të bashkohet me Manchester United në janar.
Atalanta dëshironte të mbajë talentin e tyre deri në verë, dhe kështu dukej se do të ndodhte, pasi që Diallo nuk kishte dokumentacionin e duhur për tu bashkuar me ‘Red Devils’ kjo pasi që rregullat e reja të BREXIT kanë ndryshuar.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Diallo do të bashkohet me Manchester United në janar, kjo pasi që ai ka kompletuar dokumentacionin dhe i është dhënë leja e qëndrimit.
Diallo u transferua në Manchester për një shumë prej 30 milionë euro, ai është 18 vjeçar dhe konsiderohet si njëri nga talentët më me perspektivë në Evropë.