Joan Laporta është kandidati më i preferuar për postin e presidentin të Barcelonës.
Një sondazh i kryer nga “El Mundo Deportivo” zbuloi se biznesmeni 58-vjeçar katalanas kryeson garën për zgjedhjet e ardhshme për kreun e klubit blaugrana, Laporta kryeson me 52%, i ndjekur nga Victor Font me 13.2%.
Me radhë vijnë Emili Rousaud (3,2%), Agustí Benedito (2,7%), Xavi Vilajoana (2,7%), Toni Freixa (2,3%), Jordi Farré (1,4%), Pere Riera (0,9%) e Lluís Fernández Alà (0,5%).

Laporta ka shërbyer dhe më parë si president i Barcelonës në vitet 2003-2010 ku fitoi dy herë Ligën e Kampioneve dhe 4 herë kampionatin spanjoll. Ai ka sulmuar ashpër Realin gjatë vitit të fundit, por dhe ish-presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.