Ylli i Real Madridit: Njerëzit s’e dinë çfarë do të thotë të vish nga një lëndim i rëndë

Futboll

Ylli i Real Madridit: Njerëzit s’e dinë çfarë do të thotë të vish nga një lëndim i rëndë

Më: 3 janar 2021 Në ora: 10:04
Marco Asensio

Marco Asensio është shprehur i lumtur që po i hesht kritikët duke shfaqur formë të mirë për Real Madridin, pas rikthimit nga lëndimi.

Sulmuesi spanjoll ka qenë cak i kritikave, ndaj të cilave është përgjigjur duke thënë se kritikët s’e kuptojnë se rikthimi nga lëndimi është proces shumë i gjatë.

Asensio shënoi një herë dhe asistoi një herë tjetër në fitoren e Real Madridit 2:0 kundër Celta Vigos të shtunën në La Liga.

Përfaqësuesi i Spanjës mungoi pothuajse një vit gjatë sezonit 2019/20, pasi e pësoi një lëndim të rëndë në gju gjatë një ndeshjeje përgatitore.

Kundër Celta, ai ishte titullar për herë të tretë radhazi.

“Tani po e shihni atë”, tha Asensio duke iu referuar formës nëpër të cilën po kalon.

“Njerëzit nuk e dinë se është proces i gjatë. Jam në rrugë të mirë dhe po punoj zellshëm për ta sjell më të mirën nga vetja në fushë”, shtoi ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat