Interi dhe Crotone kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.
Nerazzurrët janë nikoqir të Crotones në takimin e vlefshëm për javën e 15-të, takim që hap vitin e ri në Serie A dhe zhvillohet në Giuseppe Meazza nga ora 12:30.
Ekipi i Antonio Contes vjen në këtë ndeshje me formë të lartë me shtatë fitore radhazi në kampionat dhe synon të tetën për ta rrëmbyer pozitën e parë nga Milani.
Në anën tjetër, mysafirët gjenden në fundin e tabelës dhe vetëm në ndeshjet e fundit kanë shijuar fitore, kështu që do të ishin shumë të lumtur nëse marrin një pikë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Young; Lautaro, Lukaku;
Crotone: Cordaz; Magallan, Golemic, Luperto; P. Pereira, Eduardo, Petriccione, Molina, Reca; Messias, Riviere