Arsim Thaçi do ta nisë vitin 2021 si trajner i FC Malishevës.
Liderët e Grupit A të Ligës së Parë i ndanë rrugët mbrëmë me teknikun e deritashëm Senad Alirafa.
Teksa qysh nga sot sipas burimeve të MalishevaTv skuadrën do e drejtoj trajneri me bagazh të madh në futbollin, Arsim Thaçi.
Thaçi para disa ditësh tregoi se ishte në kontakt për postin e kryetrajnerit tek Ballkani, por pasi këta të fundit zgjodhën Shkëmbin, ai duket se ka vendosur të rikthehet në vendlindje për të udhëhequr Malishevën drejt Superligës.