Llapi nga Podujeva paralajmëron një pranverë më të mirë me rezultate dhe të ngritën sa më lart në renditjen e elitës së futbollit të Kosovës. Llapjanëve nuk iu shkoi ashtu si planifikuan gjatë vjeshtës, duke iu munguar edhe fati sportiv në disa takime, kësisoj përfunduan në pozitën e tetë me 20 pikë.
Kryetrajneri i kësaj skuadre, Tahir Batatina, tha se që nga nesër do të fillojnë përgatitjet dhe do të synojnë që të përgatiten sa më mirë.
Llapi fillon përgatitjet, si e sheh në pjesën e dytë të kampionatit, një skuadër shumë më energjike?
“Po, kam shumë besim tek skuadra dhe te këta djem, ku motivi nuk po mungon dhe jemi shumë të bashkuar si skuadër duke ju falënderuar kryesisë që në këto kushte dhe rrethana ju ka qëndruar afër lojtarëve dhe stafit.
Të gjithë lojtarët mezi po presin që nesër me filluar me fazën përgatitore, ku shpresoj se do të jemi skuadra që do të shkëlqejmë në pranverë. Si skuadër jemi komponuar mirë dhe tash me 4 përforcime cilësore do të jemi skuadër ku do të luftojmë për çdo ndeshje për të marr maksimumin e mundshëm të pikëve”, tha Batatina për gazetën kombëtare “Bota sot”. Llapjanët paralajmërojnë për nesër që të zbarkoj një super portier nga Kroacia.