Romelo Lukaku është dëmtuar në ndeshjen Inter – Crotone, që skuadra e tij e fitoi me rezultatin e thellë 6:2 dhe sulmuesi belg ishte protagonist me një gol të shënuar.
Sulmuesi belg u zëvendësua në minutën e 75-të të Inter-Crotone, kur rezultati ishte 4-2 për ekipin e Antonio Conte.
Ai u largua nga fusha për shkak të një “problemi në kofshën e djathtë”, siç komunikohet nga klubi.
Gjendja e tij do të vlerësohet në orët e ardhshme.
Mbetet të shihet nëse ai do të jetë gati për duelin ndaj Sampdorias, që luhet të mërkurën.