Sonte (e diele) në kuadër të xhiros së 17-të të Premierligës do zhvillohet super derbi mes Chelseas dhe Manchester Cityt.
Skuadra mysafire në tri përballjet e fundit ka fituar të gjitha, derisa vendasit synojnë këndelljen pas dy ndeshjeve me rezultat jo të mirë.
Formacionet bazë të zgjedhura nga Frank Lampard respektivisht Pep Guardiola tashmë janë publikuar:
Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Zouma, Silva, Chilwell; Kovacic, Kante, Mount; Ziyech, Werner, Pulisic.
City: Steffen; Cancelo, Dias, Stones, Zinchenko; Rodri, Gundogan, De Bruyne, Foden; Silva, Sterling.