Një lajm i frikshëm vjen nga Portugalia.
Në ndeshjen e Ligës së Tretë mes Alverca dhe Uniao de Almeirit, futbollisti brazilian i vendasve, Alex Apolinario, pësoi sulm në zemër.
Në minutën e 27-të, ai thjesht mbeti i shtrirë në fushë.
Një ambulancë menjëherë hyri në fushë për ta trajtuar duke e dërguar në spital.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një sulm në zemër.
Sipas mediave portugeze, ky futbollist po lufton për jetën dhe orët e ardhshme janë vendimtare.