Skuadra e Romës me vështirësi arkëton tre pikë në Serie A. Roma si vendas ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Sampdorisë, në takimin e javës së 15-të.
Futbollisti boshnjak Edin Xheko realizon në minutën e 72-të për fitoren e madhe.
Roma është në vend të tretë me 30 pikë, ndërsa Sampdoria mban pozitën e 11-të me 17 pikë.
Napoli si mysafirë deklason me rezultat 4:1 Cagliarin. Amir Rrahmani luan në tre minutat e fundit për Napolin.
Për Napolin shënuan Zielinski (25' e 62'), Lozano (74') e Insigne (86'-nga penalltia) dhe për Cagliarin shënon Joao Pedri (60'). Napoli ngrihet në vend të katërt me 28 pikë, ndërsa Cagliari është i 15-ti me 14 sosh.