Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, me St. Pauli-n, dolën duarthatë nga stadiumi “Sportpark Ronhof Thomas Somme” në Furth.
St. Pauli pëson humbje me rezultat 2:1 nga Greuther Furth, në kuadër të javës së 14-të Bundesliga II.
Futbollistët Green (24') dhe Nielsen (27') shënuan për fitoren e Greuther Furth-it, ndërsa për St. Pauli-n realizon Flach (82').
Paçarada u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 38-të dhe u zëvendësua në minutën e 46-të.
St. Pauli është në vend të 17-të me 8 pikë dhe Greuther Furth ngrihet në pozitën e tretë me 27 sosh, ka dy me pak se lideri Hamburger SV.