Skuadra e futbollit Arbëria nga Dobraja e Madhe përforcon radhët me lojtarin nga Pelisteri i Manastirit.
“I dëshirojmë mirë se ardhje në klubin tonë futbollistit Anes Hot, boshnjakut me prejardhje shqiptare!
Ai është 25 - vjeçar dhe luan në pozitën e qendër sulmuesit, dhe në miniafatin kalimtar të janarit na bashkohet tek KF Arbëria.
Së fundi ishte pjesë e ligës superiore të Maqedonisë.
Klubi KF Arbëria i uron shëndet dhe shumë suksese së bashku me ne!”, shkruan në faqen e FC Arbërisë.