Benjamin Mendy përsëri ka bërë "budallallëqe" dhe duket se ditët e tij në Manchester City janë të numëruara.
"The Sun", medium i njohur për publikimin e skandaleve, raportoi se Mendy ka thyer rregullat e autoriteteve shëndetësore në Angli për pandeminë COVID-19.
Ai kishte organizuar një aheng në prag të Vitit të Ri.
Mediumi britanik ka siguruar fotografi para shtëpisë së tij si dhe prova se francezi po kërkonte "zonja shoqëruese" nga një agjenci.
Agjenti i tij ka mbrojtur Mendyn duke thënë se ata kishin marrë leje për të shtruar një dark nga një mik i tij.
Ai pranon gabimin, por jo me zonjat në fjalë.
Mendy pritet të pezullohet nga Manchester City për këtë veprim, derisa në fund të edicionit edhe mund të largohet.