Në një sezon të pazakontë dhe me ngjeshje ndeshjesh, kështu pritet që të jetë edhe gjysma e dytë e garës.
Ndaj edhe skuadrat nuk kanë shumë kohë që të përgatiten apo të bëjnë merkato, por kanë zbritur në fushë sepse pas pak ditësh luajnë ndeshjen e parë zyrtare.
Madje, java e 13-të e Superiores është paracaktuar nga Sektori i Garave pranë FSHF-së, mbetet për t’u parë nëse do të ketë lëvizje oraresh, pasi ato mund të ndryshojnë në varësi të vendimeve që do të marrë qeveria për shkak të masave anti-Covid.
Nëse do të ketë orare policore, atëherë ndeshjet mund të afrohen, por kjo do të shikohet në vazhdimësi. Gjithsesi, java e 13-të nis me duele “zjarri” dhe në Shkodër ndeshja e parë zyrtare me Teutën është si një finale e javës, ndërsa Tirana luan në Ballsh, kurse Laçi pret Kukësin.
Një duel në letër të lehtë luan edhe Partizani, që do të përballet me Apoloninë, ndërsa krutanët presin në fushën e tyre Skënderbeun.
Me katër takime që luhen të shtunën dhe një të premten, ja kalendari i javes me pesë takime që luhen në fundjavën e ardhshme.