Humbje e rëndë për Chelseat, Manchester City drejt kreut

Futboll

Humbje e rëndë për Chelseat, Manchester City drejt kreut

Nga: K.G. Më: 3 janar 2021 Në ora: 19:21
Humbje e rëndë për Chelseat, Manchester City drejt kreut

Skuadra e Chelseat pëson humbje të rëndë si vendas, me rezultat 3:1 nga Manchester City, në takimin e javës së 17-të, që u zhvillua në stadiumin "Stamford Bridge" në Londër. 

Trajneri Pep Guardiola doli më i suksesshëm se ai i Chelseat, Frank Lampard. 

Në 35 minutat e parë u krye gjithçka, kur City shënoi tri herë përmes Gundogan (18'), Foden (21') dhe de Bruyne (34').  Për Chelseat realizon Hudson-Odoi (90+2').

Manchester City ngrihet në vend të pestë me 29 pikë në Premier League, por ka 4 pikë dhe një takim me pak se lideri Liverpooli dhe Manchestr Utd që mban pozitën e dytë.

Chelsea po kalon formë jo të mirë  dhe si pasojë e kësaj bien në pozitën e shtatë me 26 pikë të mbledhura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat