Në vitet e 90-ta (1991-1999), secili sportist me mundësitë e tija, dha maksimumin për sportin e Republikës së Kosovës. Vitet më të vështira, për faktin se secili sportist u ballafaqua me dhunë të llojllojshme nga regjimi kriminal serb.
Bujar Orllati i takon Gjeneratës së Republikës.
Ai ka qenë portier i klubit të futbollit Ferizaj, duke sakrifikuar në ato vitet më të vështira së bashku me mijëra sportistë, për të mbajtur gjallë futbollin.
Orllati si sot i kujtohen sfidat e vështira, që nga stërvitjet në fushën e fshatit Varosh, zhvillimi i ndeshjeve të Republikës së Kosovës dhe se si disa herë milicia e pushtuesit serb, i kishte ndërprerë takimet.
Ai nuk u ndal asnjëherë përkundër kërcënimeve nga regjimi serb, por kontriboi sadopak për futbollin dhe shtetin e Kosovës.
Ai, sot ndihet krenar që i takoi Gjeneratës së Sakrificës.