Bayerni është Bayern dhe si shumë herë përmbys rezultatet e rivalëve, edhe kësaj radhe e bëri me Mainzin.
Bayern Munihu në 45 minutat e parë ishte në disavantazh me rezultat 0:2, por gjithçka u përmbys në 45 minutat e dytë.
Bayerni triumfon me rezultat 5:2 ndaj Mainzit, në takimin e javës së 14-të në Bundesliga I.
Futbollistët Burkardt (32') dhe Hack (44') kalojnë në epërsi (0:2) Mainzin, por kjo nuk i mjaftoi, sepse në periudhën e dytë pësuan fiasko.
Bayerni spektakolar realizon pesë gola duke iu falënderuar Kimmich (50'), Sane (55'), Sule (70'}), Lewandowski (76'-nga penalltia e 80').
Bayerni kryeson me 33 pikë, duke e lënë pas Leipzigun me 31 sosh dhe Mainz zë vendin e 17-të me 6 pikë. Robert Lewandowski kryeson bindshëm listën e shënuesve me 19 gola, apo ka 9 më shumë se Haaland i Dortmundit.