Kurrë nuk harrohet data e 30 shtatorit të vitit 1987, kur skuadra shqiptare Flamurtari nga Vlora, trondit Partizanin në midis stadiumit APJ në Beograd, duke e rrëzuar nga garat evropiane përkatësisht Kupa e UEFA-së.
Futbollisti Sokol Kushta me një supergol në minutën e 76-të, i dha goditje fatale beogradasve.
Flamurtari humbi në Beograd me 2:1 por falë fitores (me 16 shtator) në Vlorë, me rezultat 2:0 shkoi më tej.
Pas 33 viteve, ish futbollisti i Partizanit, Goran Stevanoviq, ka treguar një detaj, se si trajneri (i ndjeri tashmë) Fahrudin Jusufi (goran nga Kosova), në minutën e 30-të e nxori nga loja Milko Gjurovskin. Sipas tij, u grindën me fjalë dhe Jusufi e kishte nxjerrë nga loja.
Në atëkohë, për Partizanin ka luajtur edhe legjenda e Kosovës, Fadil Vokrri.
“Më kujtohet ndeshja kundër Flamurtarit, Milko u grind me Jusufin dhe ai e zëvendësoi atë në minutën e 30-të.
Ai u largua menjëherë nga stadiumi, madje as nuk e pa pjesën e dytë. Ai ishte i tillë”, ka thënë mes të tjera Stevanoviq, raporton “Kurir”.