Juventusi ka hedhur pas shpine humbjen me 0:3 në Torino nga Fiorentina, duke shënuar fitore sonte me rezultat 4:1 ndaj Udineses, në takimin e javës së 15-të të Serie A.
Futbollisti Cristiano Ronaldo me shokë, dhanë maksimumin dhe nuk lejuan që të gabojnë si në sfidën me Fiorentinën.
Ronaldo (31' e 49'), Chiesa (49') dhe Dybala (90+4'), shënuan për fitoren bindëse. Ronaldo ka treguar lojë të madhe dhe është më i merituari për këtë fitore. Zeegelaar realizon për Udinesen në minutën e 90+2.
Juventusi zë pozitën e pastë me 27 pikë, ndërsa Udinese renditet në të 13-tën me 15 sosh. Ronaldo udhëheq listën e shënuesve me 14 gola, ka dy më shumë se Lukaku i treti.