Aktori i mirënjohur dhe tifozi i Kosovës, Osman Azemi e ka komentuar eliminimin dhe rezultatet zhgënjyese të Kosovës në vitin e kaluar.
"Neve na ka goditur pandemia, por ngapak edhe mësyshi na ka dëmtuar (qesh)", ka deklaruar Azemi në "Dueli Festiv".
"Ne tifozët e Kosovës jetojmë me futbollin, dhe nuk jemi aspak nacionalistë. Nuk ua vërshëllejmë himnin shteteve tjera.", tregoi ai.
Më pas, lidhur me vitin 2020 foli edhe trajneri Afrim Tovërlani, i cili fillimisht "ngacmoi" Azemin.
"Nuk kam çfarë të shtoj. Të gjitha i tha 'Teta Gjyli", deklaroi Tovërlani.