Lionel Messi thyen rekord të ri në La Liga

Futboll

Lionel Messi thyen rekord të ri në La Liga

Më: 3 janar 2021 Në ora: 23:38
Lionel Messi

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka bërë paraqitjen e 500-të në La Liga dhe të 750-të në të gjitha garat me klubin spanjoll.

33-vjeçari tani ka thyer rekord të ri në La Liga.

Messi është bërë lojtari i parë që nuk është spanjoll që arrin të bëjë 500 paraqitje me Barcelonën në La Liga, gjë që nuk ishte arritur nga asnjë lojtarë në histori.

Pos kësaj, tani Messit i nevojiten edhe 17 paraqitje të tjera që të barazojë rekordin e Xavit, që është lojtari me më së shumti paraqitje në fanellën e blaugranasve (767).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat