Talenti i Romës, Nicolo Zaniolo ka vendosur të largohet nga rrjeti social Instagram për t’u fokusuar në futboll.
21-vjeçari këtë vendim e konfirmoi përmes Instagramit të nënës së tij, Francesco Costa duke bërë të ditur se nuk do e përdorë prapë rrjetin social.
“Jeta ime në fushë dhe jo në rrjetet sociale. Kam vendosur të largohem nga kjo botë që nuk me përket mua”.
“E gjithë kjo është duke infektuar shërimin dhe pasionin. Do ta mbylli Instagramin tim dhe do t’iu përqafojë të gjithëve”, shkroi ai.
Zaniolo kishte mbi një milionë ndjekës, derisa tani është duke u shëruar nga lëndimi i ligamenteve.