Real Madrid do të rinovojë kontratën me kapitenin e tyre dhe si duket do të pranojnë kushtet e tij lidhur me pagën.
Sipas “El Chiringuito”, Real Madrid janë të gatshëm të rinovojnë kontratën me Sergio Ramos pavarësisht kërkesave të tij.
Më parë ishte raportuar që Ramos nuk do pranonte zgjatjen e kontratës, sepse ai kërkonte që paga e tij të mos ulej, kjo u bë më e vështirë në ditët e fundit kur u raportua se “Los Blancos” kishin rënë dakord që të zbrisnin pagat e të gjithë lojtarëve për 10%.
PSG dhe klubet nga Anglia u shpehën të interesuara për kapitenin, por si duket Ramos do të rinovojë kontratën pa ulje page.