Suarez thyen një rekord tek Atletico

Futboll

Suarez thyen një rekord tek Atletico

Më: 4 janar 2021 Në ora: 14:14
Luis Suarez

Sulmuesi i Atletico Madrid, Luis Suarez, ka thyer një rekord ku është bërë lojtari me startin më të mirë tek “Los Colchoneros”.

Luis Suarez vazhdon paraqitjet fantastike me Atletico Madrid, si në fitoren fundit kundër Alaves kur sulmuesi vendosi një rekord për startin më të mirë në klub nga një lojtar në shekullin 21.

Uruguajani ishte i padëshiruar nga trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, dhe u largua në mënyrë jo korrekte verën që lamë pas, këtë e tha edhe Lionel Messi i cili u shpreh i zhgënjyer me trajtimin e klubit që i bëri atij.

Pavarësisht nga kjo, ai është duke shkëlqyer në fanellën e Atletico, dhe faktikisht është lojtari kryesor në këtë sezon.

Ai kishte shënuar golin i tij të nëntë në La Liga, një gol që e barazoi në krye të golashënuesve me Gerard Moreno dhe Iago Aspas.

Dhe me dy asistimet që bëri, ai është bërë lojtari më startin më të mirë tek Atletico Madrid.

Golat dhe asistimet e tij, gjithsej 11 total, e vënë uruguajanin para Radamel Falcao për startin më të mirë të një lojtari në Atletico këtë shekull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat