Mbrojtësi i talentuar i Arsenal, William Saliba, është huazuar tek skuadra franceze, Nice.
Saliba shkëlqeu në Ligue 1 me ekipin e Saint-Etienne kur doli nga grupmoshat e reja, ai morri vëmendjen e gjitantëve evropian, por Arsenal ishte më i shpejti në blerjen e talentit francez.
Pas shitjes tek Arsenal, ai nuk gjeti hapësira dhe u huazua prap tek ish klubi i tij. Pas transferimit të Gabriel, shpresat që Saliba të bëhet titullar janë ulur edhe më tej, për këtë ai ka kërkuar alternativa tjera.
Sipas “ESPN”, Arsenali dhe Nice kanë arritur marrëveshje për transferimin e francezit në formë huazimi, Nice nuk do të paguaj ndonjë shumë për transferimin e tij, por do mbulojë 100% të pagës së Salibas.
Huazimi do të jetë i thjeshtë dhe pa të drejtë blerje të përhershme.