Marcelino García Toral është emëruar trajneri i ri i Athletico Bilbao, pas shkarkimit të Gaizka Garitano nga posti i tij.
Athletic Bilbao ka zyrtarizuar trajnerin e ri, ai është Marcelino Garcia Toral.
Pas fitores ndaj Elche, klubi bask konfirmoi shkarkimin e Garitano dhe nuk vonoi shumë dhe emëruan trajnerin e ri.
Marcelino Garcia Toral merr në drejtim ekipin e Bilbaos dhe konfirmon rikthimin në La Liga.
Pas shkarkimit të tij nga Valencia, kjo është aventura e tij e parë që nga ajo kohë.
“Marrëveshje në parim për Marcelino García Toral për të menaxhuar Athletic deri në qershor 2022”, shkroi klubi në rrjetin e tij social, Twitter.