Italiani u ndëshkua me të kuq në përballjen ndaj Benevento, sfidë të cilën “Rossonerët” e fituan me 10 lojtarë në fushë.
Mirëpo, lajmi i mirë është që Tonali do mungojë vetëm në një ndeshje, pra kundër rivalit Juventus.
AC Milani të mërkurën do përballet me Juventusin në “San Siro”, ndeshje që nis në ora 20:45.
Momentalisht, Milani është lider në Seria A me 37 pikë, një më shumë se Interi dhe 10 më shumë se “Bianconerët”.