Juventusi ka njoftuar se mbrojtësi Alex Sandro ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Klubi bardhezi përmes një komunikate ka bërë të ditur se pas shfaqjeve së disa simptomave, Sandro ka rezultuar pozitiv pas testit të kryer sot.
Më poshtë njoftimi i plotë i klubit:
“Pas shfaqjes së disa simptomave të lehta, u urdhërua një kontroll për lojtarin Alex Sandro, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19. Klubi është në kontakt me Autoritetet Shëndetësore për përcaktimin e një zbatimi efektiv të protokolleve të kërkuara për të lejuar aktivitetet e stërvitjeve të ekipit”.
Mbrojtësi brazilian luajti në ndeshjen që Juve e fitoi 4-1 kundër Udineses si titullar, dhe më pas u zëvendësua nga Frabotta në minutën e 83-të. /Insporti/