Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar ka pranuar se duhet të pësojnë më pak gola.
“Neurazzurët” në xhiron e fundit mposhten me rezultat të thellë Beneventon (6-2).
Vetëm një pikë i ndaj nga vendi i parë, derisa Skriniar ka thënë se duhet të pësojnë me pak dhe të vazhdojnë të punojnë shumë.
“Jemi duke punuar, mendoj që jemi në rrugën e duhur. Pas të gjithave, do provojmë të tregojmë rezultat”.
“Vitin e kaluar nuk shënuam shumë gola, tani jemi duke shënuar më shumë, por ne mbrojtësit duhet të pësojmë sa më pak të jetë e mundur”, tha ai.
Interi nuk di për humbje në tetë xhirot e fundit, por vetëm në dy prej tyre e ka mbajtur portën e paprekur.