Liverpooli është mposhtur 1-0 nga Southamptoni dhe nga kjo xhiro, Premierliga mund të ketë lider të ri, gjithmonë nëse Manchester United fiton ndeshjen e saj.
Pas dy barazimeve me radhë me WBA-në dhe Newcasttle, u mendua që Liverpooli i Jurgen Klopp do të këndellet.
Por jo, ndodhi e kundërta, ndodhi edhe më keq – pasi Redsat u mposhtën 1-0 në udhëtim te Southampton.
Më të hidhur këtë humbje e bën fakti se goli erdhi vetëm në minutën e dytë të takimit dhe nga ish njeriu i tyre, nga sulmuesi, Danny Ings.
Ata tani rrezikojnë të humbasin pozitën e parë në renditje, nëse Manchester United e mposhtë Burnleyn.
Pas një kohe shumë të gjatë “Djajtë e Kuq” në krye me Ole Gunnar Solskjaer kanë shansin të dalin në krye të Premierligës.