Klopp reagon pas humbjes: Na u mohua një penallti, ja çfarë ishte zhgënjyese

Futboll

Klopp reagon pas humbjes: Na u mohua një penallti, ja çfarë ishte zhgënjyese

Më: 4 janar 2021 Në ora: 23:25
Jurgen Klopp

Skuadra e Southamptonit ka mposhtur Liverpoolin me rezultatin 1:0, falë golit të Ings.

Jurgen Klopp thotë se skuadra e tij e nisi dobët ndeshjen dhe kjo ndikoi që ata të humbin ballafaqimin e sotëm.

“Çfarë ishte zhgënjyese? Fillimi. Jo vetëm goli i pësuar, por fillimi në përgjithësi. Urime për Southampton ata e merituan fitoren”, tha fillimisht Klopp.

“Nuk mund të habiteni, por ne u dukëm të befasuar. Ne duhet të kishim bërë shumë më mirë.”

“Ata punuan shumë. Pozicionimi ynë thjesht nuk ishte e mirë. Ne duhet të kishim shumë më shumë shanse. Sadio Mane duhej të kishte një penallti sonte, dhe aty ishte prekje me dorë – nuk e di çka ndodhi… Nuk është një justifikim për performancën, por ju mund të merrni një pikë nëse penalltia do të akordohej. Tani ne duhet të reagojmë”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat