Atletico Madridi e ka bërë prioritet transferimin e një sulmuesi të ri gjatë janarit, meqenëse sulmuesi Diego Costa ndërpreu kontratën.
Me largimin e spanjollit dhe me sulmuesin Alvaro Morata që është larguar në verë, Atletico ka probleme në sulm.
Sipas Sky Sports, sulmuesi i Real Sociedadit, Willian Jose është identifikuar si opsion real për “Los Rijoblancos”.
Braziliani është duke shkëlqyer me Real Soceidadin, derisa është i hapur për kalimin të Atletico sepse edhe mund të jetë pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve.
Ndërsa, transferimi i Arkadiusz Milik pritet të dështoi sepse Napoli kërkon 15 milionë euro, vlerë që cilësohet e lartë për klubin madrilen.