Tirana ka njoftuar së fundmi një goditje në merkato, teksa ka njoftuar se kanë firmosur me sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Seferi, i cili vjen nga skuadra zvicerane e Young Boys.
Njoftimi i klubit të Tiranës
Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e parë të merkatos së janarit. KF Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me klubin e madh europian Young Boys për huazimin e sulmuesit Taulant Seferi. Pas bisedimeve të orëve të vona mes dy presidencave u arrit bashkëpunimi për të patur në organikën e ekipit tonë 24 vjeçarin.
Seferi është prej kohësh pjesë e klubit zviceran dhe gjithashtu lojtar i Kombëtares shqiptare të futbollit, ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze. Klubi i uron suksese me fanellën bardheblu.