Barcelona i ndërpret stërvitjet, shkaku i shpërthimit të koronavirusit në klub

Futboll

Barcelona i ndërpret stërvitjet, shkaku i shpërthimit të koronavirusit në klub

Më: 5 janar 2021 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Barcelona i ka shtyrë stërvitjet e së martës, pas shpërthimit të koronavirusit në klub.

Katalonasit janë duke u përgatitur për ndeshjen e La Ligës kundër Athletic Bilbao në San Mames të mërkurën, por nuk do të jenë në gjendje të stërvitin të sot në mëngjes.

Të gjithë lojtarët dhe stafi i klubit do të testohen për COVID-19.

Dy anëtarë të stafit të klubit dolën pozitivë në testin për koronavirus dhe klubi është duke gjurmuar për raste të mundshme të reja.

“Testet PCR, të kryera sot (e hënë) tregojnë se dy anëtarë të stafit të ekipit ë parë kanë dalë pozitivë për COVID-19”, njoftoi Barcelona në një komunikatë për media.

“Si pasojë, seanca stërvitore e planifikuar për të martën në orën 10:00 është shtyrë”, thuhet në njoftimin e klubit katalonas. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat